KASH: Dhuna nuk i shërben stabilitetit në rajon
TIRANE- Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH), reagoi të shtunën kundër dhunës së ushtruar ndaj 15 nxënësve shqiptarë në një autobus urban në lagjen Kisella Vodë të Shkupit nga një grup huliganësh maqedonas, duke apelur se ngjarje të tilla dëmtojnë bashkëjetesën e shqiptarëve me maqedonasit, stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit.
Në një njoftim për mediat, KASH "shpreh indinjatën dhe i dënon këto lloj manifestimesh dhune ndaj komunitetit shqiptar në Maqedoni" dhe kërkon që "autoritetet të marrin masa serioze për të parandaluar ngjarje të tilla, që jo vetëm vënë në pikëpyetje bashkëjetesën ndër-etnike brenda Maqedonisë, por që kërcënojnë stabilitetin e mbarë rajonit".
(ma.ar/BalkanWeb)