Berisha: Ndëshkim vendorëve që shkelin ligjin me gropa septike
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha mblodhi sot Grupin e Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve. Ai tërhoqi vëmendjen se duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve, të lidhjes së këtij sistemi me kolektorin dhe të lidhjes së kolektorit me Impiantin e përpunimit, veçanërisht në zonat turistike, që kanë edhe ngarkesën më të madhe në 3-4 muajt e verës. Por, ky proces duhet të shtrihet në të gjithë vendin.
“Duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit të Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve.
Kryeministri u ndal edhe në problemin madhor të gropave septike dhe u shpreh se qëndrimi që mbajnë strukturat e pushtetit vendor për këtë çështje është shumë i rëndë. Berisha kërkoi qendrime më të rrepta nga ana e ministrisë së Mjedisit ndaj strukturave vendore që nuk trajtojnë problemet me gropat septike.
”Është shumë e rëndë kur edhe në vendet që ka kolektor, apo impiant përpunimi, këto struktura bëjnë zgjidhje më të shkurtra dhe nuk i zhvillojnë tërësisht kapacitetet e tyre. Ministria e Mjedisit duhet të praktikojë qëndrimet më të rrepta, ndaj të gjithë atyre që nuk trajtojnë mbi baza ligjore problemet e lidhura me gropat septike”, u shpreh ai.
Gjithashtu, theksoi kryeministri, është e domosdoshme që Drejtoria e Rrugëve, në të gjitha ndërtimet, të parashikojë kolektorët e ujërave të shiut. Shoqëritë e ujësjellësve duhet të jenë përgjegjëse për furnizimin me ujë, për shërbimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujerave të shiut.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Rama: Berisha fjalime cdo vit, por gropat septike shtohen