Bulevardi, Basha: Qytetarët pjesë e vendimit për projektin final
TIRANE- Kreu i Bashkisë Lulzim Basha ka bërë të ditur se në përzgjedhjen e projektit fitues do të merret parasysh veç grupeve të interesit edhe zëri i qytetarëve.
Ai ka ftuar sot gjithë qytetarët e Tiranës të vizitojnë maketet e këtyre projekteve, të ekspozuara pranë Muzeut Kombëtar.
“Qytetarët mund të jenë pjesë e vendimt final për projketin e zgjatimit të Bulevardit. Gjatë këtij procesi mund të kenë ndihmën e specialistëve të urbanistikës, por gjithashtu kanë mundësi të plotësojnë një formular ku të japin komentin e tyre për projektet”, tha Basha.
Gara për përzgjedhjen e projektit fitues për zgjatimin e Bulevardit "Zogu I" me një gjatësi 1.7 kilometra, si dhe rehabilitimit të lumit të Tiranës me një gjatësi 6.7 kilometra, ka rezultuar me balotazh pasi juria nuk ka mundur të përzgjedhë vetëm një projekt fitues por ka përzgjedhur dy, projektin e studiove DAR dhe Grimshaw.
(ma.ar/BalkanWeb)