E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion antidroge në Tiranë, sekuestrohen 800 gr kokainë, 4 në pranga

TIRANË-  Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej afro 800 gramë lëndë narkotike të tipit kokainë. Operacioni është duke u zhvilluar ende dhe në minutat në vijim priten më shumë detaje.

Ajo çfarë bëhet e ditur aktualisht është fakti se janë shoqëruar 4 persona, ndërsa sipas burimeve të policisë, posedues i drogës është shtetasi S.Bajrami.

Burime të rezervuara nga Policia e Tiranës bënë të ditur për News24 se një pjesë e lëndës narkotike është kapur brenda një automjeti, ndërsa pjesa tjetër në një banesë.

Ndërkohë pritet një konferencë e Policisë së Tiranës, e cila do të japë të dhëna të reja në lidhje me këtë operacion.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›