E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 Janarit, prangoset në Itali skafisti shqiptar

Itali- Ka rënë në prangat e policisë italiane një ndër skafistët e tragjedisë së 9 janarit 2004 nga e cila humben jetën 20 persona dhe 8 të tjerë u zhduken.

Cukal Delija është arrestuar në Udine për llogari të shtetit shqiptar i cili e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie.

Mediat italiane raportojnë se Delija fshihej te disa të afërmit e tij shqiptar dhe kapja e tij u mundësua pas një hetimi disa vjeçar.

Delija u dënua nga drejtësia shqiptare pasi mbi të u vërtetua akuza për trafikim ndërkombëtar të qënieve njerëzore. Vitin e shkuar është arrestuar edhe Altin Belulaj një tjetër skafist i tragjedisë i cili ishte dënuar me 20 vjet burg. Kurse në 2007-ën Nazmi Hykaj i dënuar me 25 vjet burg u arrestua për të njëjten vepër penale.

Një gomone e nisur në mënyrë klandestine nga brigjet e Palasës në jug të vendit, drejt Italisë do tu kushtonte jetën në mënyrë tragjike 20 shqiptarëve, ndërsa tetë të tjerë do të zhdukeshin në det të hapur, pjesa më e madhe e të cilëve ishte nga zona e Shkodrës.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›