E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane vidhet nje makine ne parking

Roja i parkingut të një lokali në zonën e ish Bllokut në Tiranë ka rënë viktimë e një vjedhjeje të pazakonte automjeti.
Një person i është paraqitur për të marrë një automjet tip BMË X6, të cilën e kishte parkuar një shtetas kosovar dhe çelësat e makinës ia kishte lënë rojes.
Personi që ëshjtë paraqitur ka mundur t’i mbush mendjen se ishte shok i pronarit të mjetit dhe roja i ka dhënë çelësat me të cilat ai është larguar bashkë me mjetin.
Roja ka mbetur i shtangur kur shtetasi kosovar është kthyer dhe ka kërkuar makinën. Ngjarja i ka kushtuar prangat rojes Veli Memoçi, 45 vjeç, i cili është arrestuar pas denoncimit nga oficerët e Komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës.
Memoçi ka pretenduar se personi është ishte paraqitur për të marrë makinën i ka nxjerrë në telefon një person tjetër që pretendonte se ishte pronari i BMË-së dhe për t’u dukur i besuar i ka dhënë targan ngjyrën dhe detaje të mjetit.
Burimet policore sqaruan se autori duhet të ndjekur apo njohur lëvizjet e pronarit të mjetit duke mundësuar kështu realizimin e këtij plani të pazakontë për vjen e makinës. Vjedhjet e automjeteve janë minimizuar shumë muajin e fundit sipas policië.
Javën e kaluar ishin denoncuar 4 vjedhje të tilla, ndërsa fenomeni konsiderohet mjaft shqetësues për qytetarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›