Digjet ne ecje nje makine ne Elbasan

Një automjet është përfshirë nga flakët në Elbasan mëngjesin e sotëm . Sipas njoftimeve nga policia, ngjarja ka ndodhur pranë përroit të Zaranikës, ku mjeti ka qenë i parkuar. Mjeti ishte tip Opel, me targa EL 8506 B, i cili i përkiste shtetasit Gëzim Pushi, rreth moshës 55 vjeç, banues në Elbasan. Shërbimet zjarrfikëse së bashku me shërbimet e policisë, shkuan ne vendin e ngjarjes ku u bë e mundur fikja e zjarrit. Nga rënia e zjarrit në këtë mjet, nuk ka persona të dëmtuar dhe mjeti është djegur tërësisht. Policia po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht mendohet se shkak i rënies se zjarrit në mjet, ka qenë një shkëndije elektrike.