Kryeministri mbledh Task Forcen per ujin dhe kanalizimet
Pak muaj nga nisja e sezonit turistik të verës kryeministri Berisha kërkoi gjatë Task-Forcës për ujin, masa të rrepta për trajtimin e ujërave të ndotura dhe përfundimin e 14 impianteve të nisura për gjatë gjithë bregdetit. Gjatë këtyre viteve përqendrimi total i qeverisë dhe shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve ka qenë furnizimi i popullatës me ujë. Aktualisht 95% e shqiptarëve furnizohen me ujë rubineti, ndonëse jo 24 orë dhe menaxhimi i këtij sistemi është përmirësuar ndjeshëm. Tashmë qeveria dhe autoritetet vendore, theksoi kryeministri duhet të përqendrohen ne trajtimin e ujërave, pasi ka një përballje komplekse me një sërë problemesh në mënyrë që Shqipëria, pritësë e katër millionë turistëve, kap standardet europiane-theksoi kreu i qeverisë
“Duhet të kemi parasysh dhe faktin se ky vend pret në vit mbi 4 milionë turistë dhe vizitorë. Pra domosdoshmëria e zhvillimit të kapaciteteve në përputhje me këto zhvillime është shumë e madhe. Përsëri sot janë pa akses në kanalizime rreth 1 milionë banorë, shifër kjo shumë shqetësuese. Ka do të thotë që duhet të lëvizim me shpejtësi, në mënyrë të veçantë dhe absolute në zonat turistike, ku duhet të finalizojmë me përparësi përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe lidhjes së sistemit me kolektorin dhe të lidhjes me impiantin e përpunimit.”-u shpreh kryeministri.
Gjithashtu berisha tha se janë 14 imipiante në përpunim e sipër, por përparësi kanë zonat turistike nga Velipoja në Ksamil, që ka dhe ngarkesën më absolute gjatë katër muajve. Një problem i veçantë është dhe që duhet t’i paraprijë me ligjet dhe vendimet përkatëse, problemit të llumit që nxjerrin këto impiante. Po s’i dhamë përgjigje problem madhor në vetvete.
Një tjetër problem që kërkon zgjidhje urgjente theksoi kreu i qeverisë është shmangia nga qeveritë vendore të përzierjes së ujërave të shiut me ato të kolektorëve të ujërave të ndotura. Këtu theksoi kryeministri ka mungesë organizimi, ndaj dhe përgjegjësitë duhet t’u kalojnë tërësisht shoqërive të ujësjellësve.
“Në qëndrimin ndaj problemeve të ujit kemi probleme serioze me organizimin. Qeveritë vendore janë aktualisht përgjegjëse, direkt për ujërat e shiut, të cilat na i adresojnë pa asnjëlloj hezitimi në kolektorët e ujërave të ndotura, të cilat do të rrisin koston e përpunimit të impianteve. E domosdoshme që drejtoria e rrugëve në të gjitha ndërtimet të parashikojë kolektorët e ujërave të shiut, sikundër së bashku me Ministrinë e Brendshme të zbatojë parimin në një vendim të ri nëse është e nevojshe, shoqëritë e ujësjellesave janë përgjegjëse për ujin, kanalizimet dhe ujërat e shiut. Çështjet e ujit t’u jepen tërësisht shoqërive të ujësjellës kanalizimeve”- tha ai
Gropat septike janë një tjetër problem që duhet trajtuar seriozisht me masa të rrepta nga Ministria e Mjedisit-theskoi Berisha.
“Gropat septike janë vatër infeskioni thellësisht problematik. Por kaq problematik është qëndrimi që mban pushteti vendor ndaj tyre. I cojnë në vende që nuk duhet t’i dërgojnë asnjëherë në zona të paautorizuara. E rëndë shumë është kur edhe në vendet me kolektorë dhe impiant përpunimi, bëjën zgjidhejn më të shkirtër dhe nuk i shfrytëzojnë plotësisht kapacitetet e tyre. Ministria e Mjedisit duhet të aplikojë qëndrimet më të rrepta. Një realiteti ri duhet ët krijohet. Duhet të ndërtojmë një seri imipantesh, gjithçka që të përshpejtojmë punimet që kontratat të zabtohen me riogorozitet. Ka vonesa në disa prej tyre”-nënvizoi kryeministri
Të patransferuara nën varësinë e pushtetit vendor janë dhe katër shoqëri të ujësjellës- kanalizimeve, për të cilat kryeministri kërkoi që të zgjidhet brenda pak muajve.