E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Si përfitoni viza studimi dhe jo-emigrimi

TIRANE - Zyra konsullore e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar sëfundmi përgjigje për të interesuarit që kërkojnë të marrin vizë për të ndjekur studimet në një universitet në Amerikë. Sqarime jepen edhe për të gjitha procedurat që duhen ndjekur për të rinovuar një vizë jo-emigrimi.
STUDENTËT
Programi i “Punësimit Veror dhe Udhëtimit për Vizitorët e Shkëmbimit” është projektuar si një program dytësor ku studentët e huaj të kenë mundësi të punojnë dhe udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një periudhë katër mujore gjatë pushimet e tyre verore. Programi i autorizon studentët që të punojnë për t’u siguruar se ata kanë fonde të mjaftueshme për të paguar për ushqim dhe strehim në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ata fitojnë ekspozimin ndaj jetës në Amerikë dhe përmirësimin e aftësive në gjuhës angleze. Në mënyrë që të marrin pjesë në program, studentët duhet të provojnë përpara Zyrtarit Konsullor se ata janë studentë të besueshëm që vijnë në Shtetet e Bashkuara për të punuar dhe udhëtuar. Studentët supozohet të kenë fonde të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet fillestare të tyre të jetesës në SHBA derisa ata të fillojnë të punojnë. Programi i Punësimit Veror dhe Udhëtimit nuk mund të ndërhyjë në afatet akademike të studentit. Me fjalë të tjera, pjesëmarrësve nuk u lejohet të humbasin ndonjë klasë. Nuk ka udhëzime për të përcaktuar sasinë e kohës që një student duhet të shpenzojë duke punuar kundrejt shumës së kohës së shpenzuar në udhëtim. Nuk ka formulë për sa kohë pjesëmarrësit mund të jetë pa punë. Nëse një student dëshiron vetëm të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër muajve, atëherë “Programi i Punësimit Veror dhe Udhëtimit nuk është i përshtatshëm”. Në këtë rast, nxënësit do t’i duhet të aplikojë për një vizë turistike (B-2 viza). Për më shumë informacion në lidhje me Programin e Punësimit Veror & Udhëtimit, ju lutemi vizitoni http://j1visa.state.gov/programs/summer-ëork-travel/.
APLIKIMI ELEKTRONIK
Të gjithë të regjistruarit, duke përfshirë edhe ata që nuk janë përzgjedhur, mund të kontrollojnë statusin e tyre nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Përzgjedhurit në faqen e Internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Aplikimi Elektronik për Vizat e Shumëllojshmërisë” dhe mund të zbulojnë nëse regjistrimi i tyre është përzgjedhur apo jo. Të regjistruarit duhet të ruajnë faqen e tyre me informacionin e konfirmimit nga koha e regjistrimit të tyre, t¸ paktën deri në 30 Qershor 2013. Informacioni mbi statusin për DV-2013 do të jetë në dispozicion në Internet nga data 1 Maj 2012 deri më 30 Qershor 2013.
RINOVIMI I VIZAVE JO-EMIGRUESE
Nëse ju keni një vizë jo-emigruese të vlefshme që do të përfundojë së shpejti dhe ju dëshironi ta rinovoni atë, ju mund të aplikoni për një vizë jo-emigrimi me Seksionin Konsullor të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Megjithatë, ju do të duhet të kaloni nëpërmjet të gjithë procesit të aplikimit për vizë sa herë që ju dëshironi të aplikoni për një vizë, edhe në qoftë se viza juaj është ende e vlefshme. Të gjithë aplikantët për viza jo-emigrimi, duhet të plotësojnë:
1. FORMULARËT E APLIKIMIT:
DS-160 - të plotësuar elektronikisht (Për të gjithë aplikantët, pavarësisht nga mosha); nëse ju nuk sillni faqen e konfirmimit të formularit DS-160 me kodin përkatës, takimi juaj do t’ju shtyhet për datën tjetër të mundshme.
2. PASAPORTA:
Një pasaportë, e vlefshme të paktën 6 muaj mbas hyrjes së planifikuar në Shtetet e Bashkuara. Ju lutem sillni çdo pasaportë të mëparshme që ju është lëshuar dhe që i keni ende në posedimin tuaj. Nëse ju keni një pasaportë të re dhe pasaporta juaj e mëparshëme nuk ka skaduar akoma, ju duhet t’a anulloni atë fizikisht pranë autoriteteve të policisë lokale.
3. FOTOGRAFIA:
Një fotografi të kohëve të fundit (jo më shumë se 6 muaj të vjetër). Ju lutemi lexoni kërkesat e fotografisë në faqen tonë të Internetit “Kërkesat e Fotografisë”. Fotografitë që nuk përmbushin këto specifikime do të refuzohen dhe aplikantit do t’i kërkohet të sjellë një fotografi të re.
4. PAGUAJ TARIFËN E APLIKIMIT NË BANKË.
Tarifat tani do të paguhen në paradhënie, pa ndonjë pagesë shtesë, në çdo degë të Bankës Intesa Sanpaolo. Çdo aplikant duhet të paguajë tarifën individuale përpara se të paraqitet për intervistë dhe duhet të paraqesë të dyja kopjet e mandatit në zyrën konsullore si provë të pagesës. Për më shumë informacion në lidhje me vendndodhjen dhe oraret, ju lutemi konsultoni faqen e Internetit të Bankës Intesa Sanpaolo.
Siç është theksuar në deklaratën tonë, ne nuk do ti përgjigjemi pyetjeve për rastet specifike të vizave. Nëse ju dëshironi të kërkoni informacion mbi një rast specifik për vizë, ju mund të na dërgoni një e-mail në TiranaUSConsulate@state.gov ose të vizitoni faqen tonë të internetit në http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html për më shumë informacion.

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›