E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksion antikanabis në Vlorë, asgjësohen mbi 800 rrënjë

Vlorë- Operacioni i koduar “Korrik 08”, i seksionit të luftës kundër narkotikëve pranë drejtorisë së policisë së qarkut të Vlorës ka vijuar serinë e asgjësimeve në fshatra të këtij rrethi.

Sipas informacioneve që bën me dije policia, në sitë kanë kaluar zona nga komunat e gjithë rrethit. Si rezultat i kontrollit në fshatin Gërdec në vendin e quajtur Përroi i Zi janë konstatuar të kultivuara dhe janë asgjësuar gjithsej 250 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Në zonën e quajtur Përroi i Madh, në fshatin Velcë janë zbuluar të kultivuara 160 rrënjë bimë narkotike kanabis me gjatësi 1 metër, në tre parcela tokë, të cilat gjithashtu janë asgjesuar.

Asgjësime të tilla ka pasur edhe në kufirin ndërmjet fshatrave Kropisht dhe Drashovicë, ku në dy parcela toke janë asgjësuar 400 rrënjë bimë narkotike. Paralelisht nga strukturat e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Janë gjithsej 15 grupe të veçanta policorësh, të cilët kanë kryer kontrolle të pavarura në zonat e fshatrave të lumit të Vlorës, për asgjesimin e kanabisit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›