E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, paralajmërohen për pushim 4 mjekë

Elbasan- Drejtoria e Spitalit të Elbasanit ka paralajmëruar për pushim nga puna 4 mjekë, ndërkohë që janë pushuar 5 infermierë.

Sipas burimeve nga drejtoria mësohet se mjekët janë paralajmëruar për pushim nga puna pasi janë konstatuar shkelje të orarit dhe ndikim tek pacientët në frekuentimin e farmacive dhe klinikave private.

Drejtori i qëndrës spitalore “Xhaferr Kongoli” deklaroi se një ndër objektivat e kësaj drejtorie është kontrolli dhe disiplinimi i aktivitetit të mjekëve gjatë orarit zyrtar të punës.

Sipas tij gjatë ditëve të fundit janë marrë masa për 4 mjekë. “Ata janë paralajmëruar se do të largohen nga pozicioni i tyre në rast se do të konstatohet se vazhdojnë të shfrytëzojnë pozicionin për përfitime personale”- tha drejtori.

Po kështu masa janë marrë edhe ndaj infermierëve. Mësohet se rreth 5 infermierë dhe ndihmës janë larguar nga puna dhe 4 të tjerë janë paralajmëruar për mospërputhje të nivelit arsimor dhe për shkelje të tjera, të cilat janë konstatuar nga ana e kontrolleve të vazhdueshme në godinat spitalore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›