E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: Mjeku Hoxhallari, jo operacione

Tiranë- Mjeku Xhevahir Hoxhallari nuk do të lejohet të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale deri sa të mbarojë procesi në ngarkim të tij. Vendimi është marrë sot nga Gjykata e Shkallës së Parë, e cila ka lejuar mjekun të kryejë detyrën, por jo të bëjë operacione.

Gjykata nuk ka marrë në konsideratë kërkesën e bërë nga prokuroria, e cila kërkoi që mjeku të pezullohej nga detyra pas akuzës për ndërhyrje kirurgjikale të gabuar në bajame, nga e cila humbi jetën 17-vjeçarja Matilda Petriti.  

Ditë më parë, prokuroria kërkoi që gjykata të merrte si masë pezullimin nga detyra për mjekun Xhevahir Hoxhallari.

Pas kësaj kërkese gjykata vendosi sot masën e sigurisë në ngarkim të mjekut.

Mjeku Xhevahir Hoxhallari po hetohet nga organi i akuzës, i akuzuar për mjekim të pakujdesshëm në lidhje me vdekjen e pacientes 17-vjeçare Matilda Petriti, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë.

Adoleshentja humbi jetën si pasojë e një hemoragjie pas një operacioni në bajame, ndërkohë që familjarët e saj akuzuan fill pas tragjedisë mjekët për neglizhencë, duke u bërë fajtor për këtë ngjarje. Pas kësaj, nisën hetimet dhe një radhë ekspertizash për të hedhur dritë rreth fajësisë, ose pafajësisë së mjekëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›