E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrijnë emigrantët, fluks për pasaporta në Vlorë

Vlorë- Fluksi i emigrantëve në verë do të përballohet me shërbime shtesë nga zyrat e pasaportave. Lajmi konfirmohet nga kreu i drejtorisë së policisë së Vlorës, Vehbi Bushati. Sipas tij koha për këtë vit e marrjes së pasaportës do të synohet të limitohet në një afat një javor, për t’u ardhur në ndihmë shtetasve të ndryshëm të cilët këkojnë të pajisen me pasaporta.

“Janë marrë të gjitha masat që të ofrohet shërbimi i pandërprerë në këtë sektor, duke synuar një afat prej 7 ditësh për aplikimet e zakonshme, ndërsa për raste të veçanta, të shërbehet brenda 24 orësh”- tha ai.

Kur vetë pajisja përmban dhe procedurat verifikuese në zyrat e gjendjeve civile, kreu i drejtorisë së policisë së Vlorës ka kërkuar më tepër bashkëpunim me këto struktura, sidomos gjatë periudhës së muajit në vijim, kur kërkesat rriten dukshëm.

Pranë zyrave ku aplikohet për marrjen e pasaportave, dorëzohen deri 100 kërkesa në ditë, shifër kjo që në muajin gusht shkon deri në 300 aplikime brenda 24 orëve. Është pikërisht muaji gusht që shënon rekordin e aplikimeve pranë zyrave të gjendjes civile.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›