E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksion i ri i PS. Asambleja zyrtarizon vendimin

Diten e shtune te kesaj jave, ne oren 11:00 Partia Socialiste mbledh Asamblene Kombetare. Me thirrjen e ketij forumi, selia roze nis organizimin e saj për të vendosur aksionin opozitar pas zgjedhjeve te tete majit si dhe hap fushatën zgjedhore brenda partisë. Asambleja do te nise me fjalen e kryetarit Edi Rama, i cili pritet qe ne pjesen me te madhe te ndalet tek zgjedhjet ne Tirane dhe procedurat e paligjshme qe sipas Partise Socialiste pushteti zbatoi me rezultatin e kryeqytetit.
Mbi kete analize, selia roze do te vendose se cilat do te jene hapat e metejshme te saj, por konkretizimi i tyre do te behet vetem pasi KQZ te perfundoje numerimin konfirmojne burime zyrtare ne Partine Socialiste.

Gjithashtu ky forum i lartë vendimmarrës do të hapë fushatën zgjedhore brenda partisë, e cila do të rinovojë strukturat e saj nga baza në qendër përveç kryetarit të partisë, i cili u rikonfirmua dy vjet më parë, pas zgjedhjeve të vitit 2009.

Asambleja e se shtunes do te hape procedurat per rizgjedhjen e strukturave, mandati i te cilave ka perfunduar ne 2 qershor. Ne keto rizgjedhje do te perfshihen, kryesia, asambleja, kongresi, e deri te forumet si FRESH apo ai i gruas. Por rizgjedhja e strukturave pritet te zgjase disa muaj dhe finalizimi do te vije vetem ne kongresin zgjedhor ne muajin tetor qe Partia Socialiste do te mbaje.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›