Aksion me Permbarimin per mbledhjen e faturave
OSSH po shikon si mundesine e fundit per mbledhjen e detyrimeve dhe arketimin e faturave te vjetra bashkepunimin me zyrat e Permbarimit. Oficeret Permbarimit ne Tirane ekzekutuan vendimin e gjykates per sekuestrimin e biznesit te nje qytetari debitor ndaj OSSH i cili refuzonte te paguante nje debi prej 182.964 lekesh principali te akumuluar qe nga viti 2007 e ne vazhdim. Konsumatori ishte njoftuar nga Permbaruesi qe ne daten 10 korrik 2010 dhe ka vazhduar te refuzonte pagesen e borxhit. Ne baze te kallezimeve nga OSSH numri i vendimeve te nxjerra nga gjykata deri tani eshte rreth 100 prej te cilave 40 ndodhen tashme ne zyrat e Permbarimit dhe pjesa tjeter pritet te kaloje ne ditet ne vijim. Deri tani Permbarimi ka ekzekutuar vetem pese vendime ku qe te peste abonentet debitore kane shlyer menjehere detyrimet e tyre. Nga ana tjeter per 60 abonente jane ndalur procedurat e Permbarimit pasi kane reaguar menjehere pas njoftimit qe u eshte bere. Numri i kallezimeve penale qe OSSH ka cuar ne prokurori deri tani eshte rreth 700 prej te cilave gjykata ka marre 45 vendime si vjedhje te energjise dhe rilidhje te paligjshme.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic