E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Prifti ne Katar

Vizita

Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti zhvilloi nje vizite zyrtare ne shtetin e Katarit. Ministri u prit ne qytetin Doha nga zevendeskryeministri z. Abdullah bin Hamad Al Attiyah si dhe nga dr. Mohammad Saleh Al Sada minister i Shtetit per Energjine dhe Industrine si dhe nga nje numer zyrtaresh te larte te Qatar Petroleum kompanise shteterore te naftes ne Katar. Gjate ketyre takimeve u diskutua mbi mundesite e zgjerimit te bashkepunimit ekonomik mes Shqiperise dhe Katarit. Ne menyre te vecante te dyja palet vune theksin ne konkretizimin e projekteve te rendesishem ne sektorin e energjise dhe vecanerisht ne ate te gazit natyror. Prifti ftoi investitoret e shtetit te Katarit qe te vijne dhe te investojne ne Shqiperi pasi ne vendin tone do te gjejne shume hapesira ekonomike per te investuar dhe mbrojtje e garanci te qeveria shqiptare. Shteti i Katarit eshte nje nder prodhuesit dhe zoteruesit kryesore te rezervave te gazit natyror ne bote dhe per vitin 2010 konsiderohet si vendi me te ardhurat me te larta per fryme ne bote.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›