Aksion për përkrahjen e komunitetit LGBT

150 aktivistë të rinjorganizuan një aksion të shkurtë simbolik për ti përkrahur të drejtat e komunitetit LGBT, para monumentit të “Newborn-it” në Prishtinë. Pjesëmarrësit ishin nga Samiti i të Rinjve në Prishtinë, aktivistë të rinj nga Ballkani Perëndimor, BE-ja dhe territore post-konflikte nga mbarë bota etj.
Sipas njoftimit të YIHR-së, ky aksion u organizua si reagim ndaj sulmit ekstremist të mbrëmshëm gjatë promovimit të magazinës së “Kosovo 2.0” në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku ishte paraparë të mbahet promovimi i edicionit të radhës, i dedikuar temave rreth seksit dhe çështje të komunitetit LGBT.
“Pjesëmarrësit në Samitin e të Rinjve në Prishtinë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, YIHR, besojnë se është shumë e rëndësishme që të shprehin përkrahje për mbrojtjen e të drejtave të njeriut që nuk janë respektuar. Samiti i të Rinjve në Prishtinë, po mbahet në kryeqytetin Kosovar deri me 16 dhjetor”, thuhet në këtë njoftim.