Aksion rrugor ne Gjirokaster. Kontroll automjeteve
Duke patur parasysh numrin e lartë të aksidenteve që shënohen në akset rrugore të qarkut të Gjirokastrës gjatë sezonit turistik veror, policia rrugore ka intensifikuar kontrollet e imtësishme të automjeteve qe lëvizin duke shkelur rregullat qarkullimit rrugor. Vetëm brenda 5 ditësh kanë kaluar në sitën e inspektorëve rreth 150 automjete.
“Ne si njësi do të jemi tepër të rreptë. Do të marrim masa ndaj çdo drejtuesi automjeti që do të bjerë ndesh me kodin rrugor, do të marrim masa për sigurimin e kalimtarëve në rrugë, njëkohësisht do të marrim masa edhe ndaj atyre njerëzve që do të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor si vendosjen e xhamave të zeza, qarkullimi me automjete pa dokumentacionin e duhur, ecjen me shpejtësi tej normave të lejuara me ligj, shkeljen e tabelave”- thotë Xhemil Biraci, kreu i Qarkullimit Rrugor të Gjirokastrës.
Me fillimin e sezonit turistik, dite me pare Komisariati i Policisë së Gjirokastrës prezantoi edhe nje plan masash te cilat kane per qëllim garantimin e rendit në të gjitha pikat turistike dhe qendrat e banuara si dhe rritjen e sigurisë rrugore.
Ismail Xhaferri