Kukës, pesë komuna dalin nga izolimi

Kështu, nuk janë më të izoluara komunat Topojan, Ujmisht, Curraj, dhe Xhinaj në Has e Margegaj në Tropojë. Ndërkohë që janë ende të izoluara komunat e Zapodit, Shishtavecit, Grykë Cajës, Kalisit dhe Arrnit në rrethin e Kukësit dhe komunat e Lekbibajt dhe Bytyçit në rrethin e Tropojës.
“Trashësia e dëborës në qytetet e Kukësit, Krumës dhe Bajram Currit shkon 40-80 centimetër, ndërsa në zonat e mbi 700 metrave mbi nivelin e detit, luhatet nga një deri në dy metër", thotë përgjegjësi i Zyrës së Emergjencave Civile në Prefekturën e Kukësit, Azem Tema i cili gjithashtu bën me dije se në segmentin e autostradës Morinë-Kukës-tunel lëvizja e mjeteve kryhet pa zinxhirë.
Aksi rrugor Kukës-Qafë Shllak është i qarkullueshëm në pjesën më të madhe pa zinxhirë ndërsa aksi rrugor Kukës-Shishtavec, pavarësisht se po punojnë tri borëpastruese, ende nuk është rihapur./Start/
2012-02-09 14:14