E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksionet e IQT sjellin përmirësimin e cilësisë së karburantit

Aksioni i ndërmarrë nga Inspektorati Qendror Teknik, për kontrollin e cilësisë së karburanteve, ka dhënë rezultate të mira. Pas shumë problemeve në tregun e karburanteve, ku jo pak herë konsumatorët ankoheshin për një cilësi të dobët, të cilat më pas bëheshin edhe shkaqet kryesore të prishjes së makinave, sollën dhe aksionet e IQT-së, mbas urdhrit të dhënë nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti. Kreu i IQT-së, Virgjil Joti,

theksoi se nga kontrollet e ushtruara ditët e fundit në të gjitha pikat e karburanteve, është vënë re një përmirësim i dukshëm i cilësisë së karburantit. Sipas tij shkak i përmirësimit të cilësisë është bërë dhe kontrolli i shtrirë në gjithë vendin, i cili ka vënë në sitë gjithë karburantet dhe shkeljet më të mëdha janë hasur në Tiranë, Lezhë, Fier dhe Lushnjë. Theksoj se kjo nismë nuk është një kontroll rutinë nga ana e Inspektoratit, ka filluar në tetor dhe do të vazhdojë për një kohë shumë të gjatë. Ata që do të kapen me shkelje do të gjobiten apo ndiqen penalisht, theksoi Joti. Sipas tij në të gjitha pikat e karburanteve ku është ushtruar kontrolli i dytë, kanë rezultuar se është përmirësuar cilësia e karburanteve. Ndërsa theksoi se edhe një pjesë e mirë e gjobave të vendosura, janë mbledhur nga ana e Inspektoratit Qendror Teknik. Gjithashtu ai theksoi se përveç pajisjes me kasa, ka filluar edhe vendosja e pullave jeshile për të gjitha pikat e shitjes së karburanteve, të cila shërbejnë për të treguar se nga furnizohet pika e cila shet karburantin. Ai theksoi se me pajisjen me pullë jeshile të të gjitha pikave të shitjeve të karburantit, karburanti që do të shitet do të jetë me cilësi më të lartë, si dhe do të jetë më i lehtë për tu kontrolluar dhe më pas dënuar fajtorin dhe abuzuesi i vërtetët i karburantit. Vetëm vitin e fundit rezultojnë të pa vjela gjoba për cilësinë e karburantit që në total shkojnë në rreth 300 mijë dollarë. Problemet me evidente që janë vënë re gjatë kontrolleve të ushtruara, sipas Jotit, kanë qenë në disa pika karburantesh, ku e njëjta naftë shitej me çmime të ndryshme, të cilat më pas kanë sjellë dhe gjobitjen për këto subjekte. Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë, tashmë i kanë makinat e tyre më të sigurta nga karburanti, pasi cilësia e tij është përmirësuar ndjeshëm. Gjithashtu inspektimet në terren nga ana e IQT-së, do të vazhdojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm nëpër të gjitha pikat e shitjes së karburanteve.Taulant Halili

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›