Prifti: Situata në kaskadën e Drinit, monitorim 24 orë
Ministri i Energjetikes siguron gatishmëri të plotë në veri
Situata në veri të vendit, është nën kontroll, mbas reshjeve të dëborës, të cilat kanë sjellë dhe mbylljen e portave të hidrocentraleve. KESH ka ndërprerë në mesditën e djeshme shkarkimet e ujit nga hidrocentrali i Fierzës i cili është në punë me kapacitet të plotë. Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti gjatë një konference shtypi tha se kuotat në hidrocentrale janë nën kontroll dhe se reshjet nga ana tjetër kanë mundësuar shifra rekord prodhimi e eksporti.
Në Fierzë është ndaluar shkarkimi i ujit, por ka një punë me kapacitet të plotë me 4 turbina. Në Koman shkarkohet vetëm 300 metër kub për sekondë, punohet me kapacitet të plotë me 4 turbina, në Vaun e Dejës shkarkohet 600 metër kub në sekondë punohet me kapacitet të plotë me 5 turbinat. Kemi eksportuar gjatë orëve të fundit 12.2 milionë kilovat në orë, aq sa nuk ka eksportuar ndonjëherë në historinë e vet KESH-it, u shpreh ministri Prifti. Sipas kreut të METE situata mbetet e vështirë pasi gjatë javës përsëri priten reshje shiu e rritje të temperaturave. Në Fierzë është ndaluar shkarkimi i ujit. Situata është nën kontroll. Shqetësim ka qenë vetëm ulja e nivelit të Fierzës, theksoi Prifti. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë prodhuar 28 milion kilovatorë energji një shifër kjo rekord. Kjo duket se do të krijojë lehtësi në kompensimet për banorët që kanë banesat dhe tokat e përmbytura në zonat e Shkodrës e Lezhës. Ministri Prifti deklaroi se gjatë ditëve të fundit rënia e reshjeve të dëborës ka sjellë dhe uljen e nivelit të ujërave në hidrocentrale. Në Fierzë niveli i ujit ka rënë 75 centimetra, ndërsa në kaskadën e Komanit niveli i ujit ka arritur ne 174.4 metra. Komani ka pasur një rritje të ujit prej 92 centimetrash, deklaroi ministri Prifti. Ndërsa theksoi se prurjet e shumta për shkak të reshjeve të dendura kanë prishur parashikimet e Ministrisë së Energjetikës për menaxhimin e rezervës hidrike në kaskadën e Drinit. Ministri i Energjetikës, tha se në kaskadën e liqenit të Fierzës u lejua mbi nivelin e sigurisë. Situata në Fierze pati rritje me 3 metër më shumë nga ajo që thotë rregullorja. Kanë qenë vetëm 10 ditë që kanë sjelle prurje të menjëhershme, duke rënduar situatën. Në Fierzë, 24 orët e fundit niveli ka rënë 75 centimetra. Kemi arritur në një pozicion më të kënaqshëm, vijoi ministri Prifti. Kreu i energjetikes tha se tashme situata po shkon drejt normalizimit, por njoftoi se specialistët e ministrisë dhe KESH-it do të vazhdojnë të mbikëqyrin kaskadën hap pas hapi. Në 24 orët e fundit kemi prodhuar 28.8 milionë kolovat energji, kemi konsumuar 23.2 milionë kilovat, kemi eksportuar 12 milionë dhe kemi importuar 7 milionë kilovat. Rëndësi ka që të punohet me kapacitet të plotë, theksoi ministri Prifti. Hidrocentralet janë në punë me kapacitet maksimal dhe në të njëjtën kohë Operatori i Sistemit Shpërndarës vazhdon të importojë energji. Gjithashtu ministri Prifti u shpreh se për të mbikëqyrur situatën hidrike në vend, ka thirrur specialistë më të mirë. Unë kam thirrur në konsultime private ekspertët më të mirë në vend të energjetikës, ata që sot paguhen për këtë punë, por edhe ata që kanë punuar në energjitikë për shumë dekada si: Farudin Hoxha, Jorgaq Kaçani, Marenglem Gjonaj, Stavri Peci, Bardhyl Shehu, Astrit Qemo, Sotiraq Pandazi, duke dashur në këtë mënyrë të bëjmë më të mirën e mundshme, tha ministri Prifti.Thirrje opozitësMinistri Prifti, gjithashtu ka deklaruar se në këto momente të vështira, qeveria ka nevojë dhe për mbështetjen e opozitës, duke ju kërkuar këtyre të fundit që të lënë mënjan inatet dhe të bashkëpunojnë në të mirë të vendit. Unë do ti bëj thirrje opozitës që në këtë moment kur punonjësit tanë me heroizëm po menaxhojnë situatën të jetë në mbështetje të menaxhimit të situatës dhe të mos lutet për të pasur katastrofa kombëtare dhe për të pasur probleme si dhe të nxjerrë njerëz që e njohin situatën dhe jo të nxjerrë njerëz që janë totalisht injorantë përsa i përket sektorit të energjisë tha Prifti. Sipas tij të gjithë politikanët në këto çaste të vështira duhet të japin kontributin e tyre për të kaluar me sukses këtë çast të vështirë që po kalon veriu i Shqipërisë.PS: Prifti, të mos gënjejë më shqiptarëtPartia Socialiste, ka reaguar mbas thirrjes së bërë nga Ministri i Energjetikës, Dritan Prifti. Sipas zëdhënëses së PS-së, Armela Imeraj, ministri Prifti, duhet tu kërkojë ndjesë shqiptarëve. T'i kërkojë ndjesë të gjithë atyre familjeve që sot u duhet të lënë në mëshirën e fatit banesat e tyre. T'i kërkojë ndjesë të gjithë atyre shqiptarëve që sot duhet të sakrifikojnë prodhimet e tyre bujqësore. Turp për Dritan Priftin që gjen kurajon të akuzojë opozitën, teksa është pikërisht opozita që po organizon vullnetarët e saj për t'i ardhur në ndihmë familjeve shqiptare fatkeqe për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit të Dritan Priftit dhe shefit të tij pinok. Turp për Dritan Priftin, që në harkun kohor të 2 javëve solli shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike dhe përmbytjet për shkak të keqmenaxhimit të rezervave hidrike, u shpreh Imeraj. Sipas saj ministri Prifti duhet tu japë fund mashtrimeve. Taulant Halili
Last Updated on E Marte, 05 Janar 2010 23:16