Leku fiton pikë ndaj euros
Leku nuk po gjen stabilitet me monedhat e huaja, edhe pse në Shqipëri kanë mbërritur pjesa më e madhe e emigrantëve, sërish monedha jonë kombëtare ka humbur pikë ndaj monedhave të huaja. Gjatë ditës së djeshme leku ka humbur pikë ndaj euros dhe dollarit amerikan. Ditën e djeshme një euro është shkëmbyer me 137.5 lekë, duke u kuotuar kështu me 0.38 lekë më shumë se në fund javë. Gjithashtu ka humbur dissa pikë dhe ndaj dollarit amerikan, i cili prej
një jave ka filluar që të fitojë terren ndaj monedhës sonë kombëtare. Ditën e djeshme në pika e këmbimit valutor një dollar amerikan është shkëmbyer me 95.57 lekë, duke u kuotuar me 0.27 lekë më shumë. Edhe pse ekspertë e kishin parashikuar një ngritje të dollarit, i cili është lidhur edhe me rimëkëmbjen ekonomike të botës pas përfshirjes nga kriza financiare, ata sërish patën parashikuar që kjo të ndodhte në fillim të vitit 2010, duke pretenduar që në këto momente të ishte leku ai që do të fitonte pikë. Megjithatë forcimi i dollarit amerikan dëshmon se ekonomia botërore është drejt daljes së plotë nga kriza ku ishte përfshirë.