E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni, asgjësohen 5 mijë rrënjë hashash

Malësi e Madhe- Aksioni antikanabis u përqendrua sot në Komunën e Shkrelit të rrethit te Malësisë së Madhe. Policia ka bërë të ditur se si rezultat i kontrollit të zonës, e njohur për kultivim është bërë e mundur asgjësimi i rreth 5 mijë rrënjëve kanabis sativa.

Ndërhyrja e parë ka qënë në vendin e quajtur “Shkëmbi i Lagët”, Komuna Shkrel, ku është bërë shpyllëzimi në një tokë pa pronësi e ku eshte identifikuar një parcele me 1760 rrënjë bimë me karakteristikë të ngjashme me kanabis sativa.

Pas kësaj, është ndërhyrë në vendin e quajtur “Mbi malin e Bxhetes”, ku janë gjetur parcela me hashash, me 560 rrënjë bimë kanabis sativa.

Zona tjetër e konstatuar me bimën narkotike ka qënë dhe ajo e “Malit të Ducajve”, ku u identifikua një parcele me 183 rrënje; “Shtogi i Zi”, ku u identifikuan dy parcela me 250 rrënjë, “Bjeshket e Malit Xhajë” ne fshatin Ducaj, me dy parcela me 1043 rrënjë, “Lugi i Menres” në fshatin Maklaj, me një parcele me 1200 rrënje bimë narkotike.

Megjithë asgjësimin e kryer, nuk mësohet të ketë asnjë person të ndaluar për kultivim të bimës narkotike.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›