E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksioni i ndërtimorëve, shemben 10 objekte pa leje në Shkodër

Afro 10 objekte jane shembur ne lagjen “Qafardhi” te qytetit te Shkodres nga Inspektoriati Ndertimor. Aksioni vjen ne kuader te hapjes rruge te investimeve qe po kryen bashkia e Shkodres per rehabilitimin e bllokut te pallateve dhe sistemimin e rrjetit nentokesor.
 

Drejtori i Inspektoriatit, Arben Kallaçi, ne nje prononcim per mediat thekson se te tilla aksione do te vijojne edhe ne ditet e ardhshme ne disa lagje te qytetit, ku ne site jane mbi 25 objekte.
 

Mure rrethuese, objekte sherbimi si dhe banesa kane qene pjese e ketij aksioni te ndertimoreve, nje aksion qe eshte kryer ne bashkepunim edhe me komunitetin e zones, te cilet kane respektuar vendimin e ketij institucioni per prishjen e objekteve per t`i hapur rruge investimeve te Bashkise.
 

Ne qytetin e Shkodres numerohen nje numer i madh objektesh pa leje, qe do te kalojne sipas nje grafiku te caktuar ne siten e ndertimores. 
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›