E Shtunë, 31 Tetor 2026

Permbyset rimorkio e ngarkuar me grure

Përmbyset rimorkio e ngarkuar me grurë dhe dëmtohen rëndë dy të rinj. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites në fshatin Çërragë të Belshit. Mondi Karaj 16 vjeç dhe  Keli Ziu 17 vjeç pësuan dëmtime serioze në trup pasi u zunë poshtë nga rimorkio e një zetori me të cilin po transportonin drithin. Ata janë dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjes për shkak të distancës së afërt të fshatit me këtë qytet. Por pasi kanë marrë ndihmën e parë drejtuesi i zetorit Mondi Karaj është dërguar për një shërbim më të specializuar në spitalin ushtarak në Tiranë pasi ai ka pësuar shtypje  të rënda në trup. Ndërkohë shoku i tij Keli Ziu po trajtohet në spitalin e Lushnjes. Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor. Sipas të dhënave paraprake rezulton se ngjarja ka ndodhur në rrethana aksidentale për shkak të përmbysjes së zetorit nga terreni i vështirë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›