E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne Tepelene perplasen dy automjete

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Tepelenë - Gjirokastër, në vendin e quajtur Uji i Ftohtë Tepelenë rreth 200 metra larg pikës së kontrollit të policisë. Automjeti tip “Pezho” me targa greke KNT 1562 , që drejtohej nga shtetësja Anastasia Stavralidhu, nga Selaniku i Greqisë,  60 vjeç, me drejtim lëvizje nga Tepelena  për në Gjirokastër  është përplasur me automjetin tip Ëolskvagen me targa AA 293 AL, që drejtohej nga shtetësja Dorina Neni,  30 vjeçe, nga Tepelena  me drejtim lëvizje nga Gjirokastra për në Tepelenë.
Shtetësja, Dorina Neni si pasojë e plagëve të rënda ka ndërruar jetë në Spital. Ndërsa shtetësja   Anastasia Stavralidhu është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje, kryesuar nga Prokurori po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e përplasjes që çoi në humbjen e jetës së shtetases Dorina Neni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›