E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni kundër aksidenteve, 1436 masa administrative

Në këtë kuadër, kontrolle të shumta po ushtrohen në drejtim të vendosjes së rripave të sigurimit, kaskës mbrojtëse, kontrollit të shpejtësisë, përdorimit të alkolit nga drejtuesit e mjeteve, parkimet e gabuara etj. Po ashtu, kontrolle të vazhdueshme do të ushtrohen kryesisht për parkimet e gabuara, apo parkimet dyshe në akset e qytetit të Tiranës.

Kështu, më datë 13 shtator 2009 në Qarkun e Tiranës nga shërbimet e Policisë janë konstatuar dhe vendosur 1436 masa administrative  me vlerë 1. 378 900 lekë. Gjithashtu, janë pezulluar 5 leje drejtimi. Policia e Tiranës, sheh si domosdoshmëri mirëkuptimin dhe mbështetjen e opinionit publik duke ftuar të gjithë përdoruesit e rrugës, në ndërgjegjësimin për të zbatuar me korrektësi normat e sjelljes gjatë drejtimit të mjetit dhe rregullat e legjislacionit rrugor, të përcaktuar në Kodin Rrugor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›