US Open, Klajsters, rikthim me triumf
Pas një shkëputjeje prej dy vitesh, 26-vjeçarja rikthehet triumfuese në grand slemin amerikan.
Klajsters mposhti në finale surprizën e turneut, 19-vjeçaren daneze Karolina Vozniacki në dy sete me rezultatin 7-5, 6-3, duke e fituar për herë të dytë në karrierë turneun e Nju Jorkut.
Ndërkohë, për meshkuj, Roxher Federer do të jetë finalisti i parë i grand slemit, pasi fitoi ndaj serbit Novak Xhokoviç.
Numri një i botës jo pa vështirësi mposhti numrin katër, në tre sete, me rezultatin 7-6, 7-5, 7-5.
Kjo është finalja e gjashtë rresht për zviceranin në US Open dhe e 21-ta në gjithë karrierën e tij. Nëse do arrijë të fitojë në finale, do të jetë titulli i 16-të në karrierë për Federer, si askush tjetër në historinë e tenisit.
Në gjysmëfinalen tjetër, spanjolli Rafael Nadal nuk ka mundur të bëjë dot asgjë përballë 20-vjeçarit argjentinas Huan Martin Del Potro.
Numri gjashtë në renditjen botërore ka mundur 6-2, 6-2, 6-2 në dy orë lojë 23-vjeçarin, duke arritur për herë të parë në karrierën e tij në finalen e një grand slemi.