E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni në Lazarat, bllokohen puset e ujit, ndalohen disa persona

Bllokohen tre pika të furnizimit me ujë të autoboteve të cilët po transportonin ujë për në fshatin Lazarat për kultivim të kanabisit. Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se, në vendin e quajtur Pularia , në hyrje të fshatit Lazarat , kanë bërë bllokimin e dy automjeteve kamjoçina të cilat kishin ngarkuar çisterrna plastike dhe transportonin ujë për të kultivuar kanabis sativa në fshatin Lazarat,të cilat janë shoqëruar në pikën e bllokimit në Dragot, si dhe janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së qarkut Gjirokastër të dy drejtuesi te automjeteve që transportonin ujë.
 

Gjithashtu gjatë operacionit u bë bllokimi i tre pikave ku furnizoheshin automjetet me ujë si dhe sekuestrimi i dy pompave të ujit dhe shkatërrimit të pompës së tretë të cilat shërbenin për të nxjerrë ujë nga puset, si dhe shoqërimi në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër i njërit prej pronarëve të puseve , pasi dy pronarët e tjerë janë larguar me shpejtësi në momentin që ka shkuar policia.
 

Po gjatë operacionit janë shoqëruar në ambjentet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër 14 puntorë të cilët në orët e para të mëngjezit për t`iu shmangur postobllokut të policisë kanë tentuar të hyjnë në fshatin Lazarat nëpërmjet kodrës përballë fshatit Dervicjan.
Ndërkohë sipas policies grupet e punës të përbëra nga forca të drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe pjestarë të Komunës Lazarat po vijonë kontrollet në territoret e komunës Lazarat për të evidentuar çdo parcelë dhe në rast se do konstatohet kanabis i mbjellë. Sipas policisë do të këtë sërisht ndëryrje mbi bazën e një plani operacional të detajuar të bërë nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe miratuar dhe mbështetuar nga Drejtoria e Përgjithsme e Policisë së Shtetit.

Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër e mbështetur edhe nga Forcat e FNSH E Delta Forcë është e vendosur të vijojë aksionin për të bllokuar çdo pikë furnizimi me ujë me qëllimin kultivimin e kanabisit në fshatin Lazarat dhe çdo automjet dhe person që tenton të trasportojë ujë për të kultivuar kanabis në Lazarat. Policia thekson se po vijon aksioni për bllokimin e çdo materiali organik dhe fuqie puntore që do të shërbejë për të kultivuar Kanabis në fshatin Lazarat.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›