Kakavijë, vijon fluksi i emigrantëve që kthehen për pushime

Vijon fluksi i emigrantëve të cilët kthehen në atdhe për të kaluar pushimet verore.
Kështu gjatë 24 orëve të fundit nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije si dhe Pikës Kufitare të Tre - Urave Çarshovë Përmet kanë hyrë 3.184 persona dhe 729 automjete ndërsa kanë dalë 2.535 persona dhe 609 automjete.
Nga pala shqiptare në hyrje punohet me 4 sportele në hyrje dhe 3 në dalje ndërsa nga pala greke punohet me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje .
Sipas informacioneve nuk janë shfaqur radhë në Kakavijë, as tek pala shqiptare dhe as në palën greke dhe lëvizja vijon normalisht.