Aksioni ne pranga nje mjeke dhe laborantja

Skuadra e Antikorrupsionit ka prangosur një mjeke dhe një laborante të QSUT-së me akuzën e korrupsionit pasiv dhe shpërndorimit të detyrës.
Mjekja Rajmonda Traka, Kameniku dhe infermirja Silvana Manaj, janë arrestuar në zyrën e doktoreshën në katin e dytë të Repartit të Kardiologjisë në Spitalin Numër një të QSUT-së.
Sipas policisë mjekja dhe laborantja akuzohen se merrnin nga 3-5 mijë lekë për çdo vizitë dhe se për kryerjen e analizave shmangnin laboratorët e QSUT-së duke I drejtuar pacientët për në klinika private, me të cilat dyshohet se ato ishin të lidhura.
Burimet policore thanë se janë dy kallëzime penale për mjeken dhe laboranten të cilat kanë qenë baza e procedimit penal të nisur 2 muaj më parë.
Në një intervistë të tre javëve më parë shefi i antikrimit ekonomik të policisë së Tiranës, Bedri Gjonaj kishte paralajmëruar procedimin penal dhe arrestimin e mjekëve.
Doktoresha dhe laborantja e kardiologjisë janë siguruar në ambientet e izolimit të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku janë marrë në pyetje nga prokurorë të Task-Forcë të antikrimit ekonomik.