Fondacioni Femijet Shqiptare kontribut ne luften kunder talasemise
Fondacioni “Fëmijët Shqiptarë” vendos ura bashkëpunimi mes spitalit të Vjenës dhe QSUT-së për trajtimin e sëmundjeve të gjakut dhe kancerit në mosha të hershme. Gjatë një simpoziumi shkencor, Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha ka vlerësuar hapat e ndërmarra ndërkohë që ka theksuar se trajtimi i talasemisë është një ndër shtyllat e fondacionit që drejton.
Në prag të Ditës Botërore të Talasemisë fondacioni u angazhua për të sjellë në Tiranë eksperiencën ndërkombëtare të një prej spitaleve më të specializuara në trajtimin e sëmundjeve të gjakut dhe kancerit në moshat pediatrike; atë të spitalit “Saint Anna” në Vjenë të Austrisë. Presidentja e fondacionit “Fëmijët Shqiptarë”, Liri Berisha ka vlerësuar trajtimin e talasemisë si një ndër shtyllat e fondacionit ndërsa theksoi progresin e bërë në këtë aspekt.
Në bashkëpunim me Ministrineëe Shëndetësisë fondacioni bëri të mundur që spitali i Lushnjes të pajisej me aparatuara bashkëkohore me qëllim përmirësimin e cilësisë se trajtimit klinik për pacientët me talasemi. Ndërkohë që ka organizuar fushata të shpeshta sensibilizuese për dhurimin e gjakut.
Për shkak të lëvizjeve demografike statistikat nuk janë shumë të sakta por sipas të dhënave të Institutit të Studimeve Pediatrike Shqipëria renditet ndër vendet me prevalencë të lartë rreth 7% e popullatës janë bartës të talasemisë.