E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicion me PDK-ne AAK Jane spekulime

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hedh poshtë çdo mundësi të përfshirjes në koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Kërcënimi i Partisë së Drejtësisë se do ta braktisë koalicionin qeveritar për shkak të mosmiratimit në Parlament të akteve ligjore që lejojnë futjen e lëndës së mësim-besimit dhe shamisë në shkollat publike riktheu sërish në tryezë mundësinë e përfshirjes së AAK-së në qeveri. Vizita e ambasadorit amerikan Kristofer Dell në këtë parti, një ditë më parë, bëri që mediat ta interpretojnë këtë vizitë të rrallë në selinë e partisë së ish- kryeministrit Haradinaj si përpjekje për të përafruar qëndrimet midis AAK-së dhe PDK-së. Ndërkaq për AAK-në, gjithçka është në suaza të spekulimeve.

“Qëndrimi i AAK-së sa i përket raporteve me Qeverinë e Kosovës nuk ka ndryshuar. Ne si parti po luajmë rolin tonë opozita ndërsa të tjerat janë spekulime dhe nuk ka asgjë të re”- tha nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi. 

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Jakup Krasniqi thotë se nuk ka parë shenja të rrezikimit të koalicionit ndërsa duket se mbështet përfshirjen e AAK-së në  koalicion.

“Partitë që e përbejnë koalicionin nuk janë të gatshme që të heqin  dorë nga  qeverisja. Nëse i shtohet ndonjë subjekt tjetër politik vetëm sa  do ta shton fuqinë e  këtij koalicioni”- tha Krasniqi.

Vetëvendosja e cila një ditë më parë kërkoi dorëheqjen e Qeverisës ë Kosovës, e konsideron si shpëtim të dytë për qeverinë Thaçi nëse AAK pranon të bëhet pjesë e koalicionit.
Spekulimet për mundësinë e daljes nga koalicionit të deputetëve të Partisë së Drejtësisë pasuan vendimin e Kuvendit të Kosovës për mos lejimin e lëndës së mësim –besimit dhe bartjen e shamisë në institucionet shkollore.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›