E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bramerc ne Beograd. Diskutohet edhe ceshtja Haradinaj

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës, Serzh Bramerc, ka mbërritur në Beograd, ku gjatë ditës do të takojë zyrtarët më të lartë të këtij vendi. Mediat serbe bëjnë të ditur se në takim me prokurorin e Serbisë për krime të luftës, Vladimir Vukcevic, do të ngrihet edhe çështja e dëshmitarëve në rastin Haradinaj.

Të njëjtat burime thonë se Brammertz do të përsërisë qëndrimin se asnjë person në listën e dëshmitarëve të këtij rasti, nuk është vrarë. Ditë më parë, gjykata i ka hedhur poshtë pohimet e Vukcevicit, i cili ka thënë se ”mbi 40 dëshmitarë në proceset Haradinaj dhe Limaj janë vrarë ose frikësuar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›