Debat per integrimin Berisha Rezolute me opoziten. Ruci E kemi sjelle me pare

Opozita ka thyer bojkotin e votës në të parën seancë kur iu dha mundësia për ta përdorur kartonin. Por nga 4 ligjet që kaluan për miratim, në 3 prej tyre vota e deputeteve të majtë ka qenë kundër. Një ditë pas vizitës së 2 ministrave të jashtëm europian, negociatorë për krizën shqiptare, janë hedhur ofertat e para që kaluan me debate të nxehta.
“Së bashku të hartojmë një rezolutë, në të cilën të shprehim zotimet dhe axhendën tonë për procesin e integrimit”-tha Berisha.
“Po kryeministër, e keni rezolutën nga opozita shqiptare qysh në datën 23 dhjetor të vitit të kaluar. Ua ka prurë këtu në sallën e parlamentit. Le të fillojë nga pika e parë, nga vota e lirë në parlament, nga fjala e lirë, në parlament, nga ndryshimi i rregullores së parlamentarizmit në Shqipëri. Bëni një hap ju”-tha Ruçi.
“Kryetari juaj ka ngarkuar dy deputetë tuaj për të eksploruar Komitetin Ad hock. Ejani ta eksplorojmë bashkërisht, të ngarkojmë edhe ne dy deputetë e të eksplorojmë modalitetet e ngritjes dhe funksionimit të Komitetit Ad hock. Deklaratat tuaja se do votoni të gjitha çështjet që lidhen me integrimin janë të vërteta dhe reale, apo janë një blof i radhës, me të cilin kërkohet vetëm një gjë, të blihet kohë, me të cilin kërkohet vetëm një gjë, të mund t’u hidhet hi syve shqiptarëve”-u shprej Berisha.
“Nuk është opozita që u hedh hi syve Brukselit dhe nuk është as që të bëjë shurdhin dhe as memecin se kështu do ta ndëshkonte në rradhë të parë vendin e vet dhe do të kompromentonte funskionin e saj”-u shpreh Ruçi.
Pak para nisjes së seancës, me kërkesë të PS-së u tërhoq ligji për gjykatën administrative. Drafti që qëndron në sirtarët e kuvendit prej 2 vitesh aq shumë i kërkuar nga SHBA, dhe që kërkon shumicë të cilësuar nuk mundi as këtë herë të hidhet në votë. Në seancën e 2 të sesionit, u zhvillua dhe e para nga seria e interpelancave që opozita ka kërkuar me ministrat. Ajo me ministrin Nasip Naço.
Elona Gjylmi