E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksioni në veri të Kosovës, plagosen 4 ushtarë të KFOR-it

Katër ushtarë të KFOR-it janë plagosur gjatë aksionit për të hequr një bllokadë në veri të Kosovës.Zëdhënësi i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, Frenk Martin, ka bërë të ditur se 4 ushtarë të kësaj force janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri, nga ana e protestuesve serbë.

Ushtarët janë plagosur gjatë një operacioni të KFOR-it për zhvendosjen e një barrikade në Jagnjenicë në Zubin Potokut.

Zëdhënësi i KFOR-it gjithashtu ka konfirmuar se ka përdorur plumba gome e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve, e cila po kundërshton heqjen e barrikadës.

Mediat serbe ndërkaq citojnë zyrtarë të shtëpisë së shëndetit në Zubin Potok, të kenë thënë se “30 – 50 qytetarë janë plagosur gjatë konfrontimeve të sotme, por që asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën”.

Përplasja e sotme pason atë të 24 nëntorit, ku 21 ushtarë të KFOR-itu plagosën pas përpjekjeve për të larguar një barrikadë në veri të Kosovës.

Që pas aksionit për futjen nën kontroll të dy pikave kufitare në veri të vendit, të cilin autoritetet kosovare e ndërmorën nga mesi i muajit korrik, e deri më tani, në veri të Mitrovicës vazhdojnë të mbesin disa barrikada rrugore, të vendosura nga serbët si shenjë kundërshtimi për shtrirjen e autoritetit shtetëror të Prishtinës zyrtare edhe në atë pjesë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›