E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleanca “Kuqezi” hap flamurin gjigand në Prishtinë

Aleanca “Kuq e Zi” që prej të shtunës ka marshuar nga Vlora drejt Kosovës me një flamur gjigand kombëtar të cilin e ka hapur sot në monumentin “New Born” në Prishtinë.
 

Shqiptarët nga të ardhur nga të gjitha trevat dhe të bashkuar kanë hapur flamurin gjigand i cili ka rrugëtuar prej 2 ditësh nga Shqipëria për të qënë sot në Prishtinë.
 

“Kosova nuk ka lindur, ajo ka qenë e shqiptarëve. Ajo nuk është “New Born” por “Reborn” (e rilindur)” kanë theksuar përfaqësuesit e aleancës.
 

Ndërkohë kryeqyteti i Kosovës, Prishtina është mbuluar sot me flamuj të shumtë kombëtarë ndërsa po zhvillohen edhe aktivitete të shumta festive.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›