Aksioni te lojërat e fatit, bllokohen edhe 114 makina
Njësia e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit ka nisur sërish aksionin kundër pikave të kazinove që nuk kanë të regjistruara pajisjet e tyre të bixhozit. Gjatë pesë ditëve të fundit, njësia në varësi të Ministrisë së Financave raporton se ka konfiskuar 114 mjete lojëra fati, të cilat ishin të paregjistruara dhe të certifikuara, sipas ligjit të ri. Aksioni është kryer në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, ku dhe numri i kazinove është edhe më i madh. "Ne do të vazhdojmë konfiskimin e çdo makine loje fati të paregjistruar dhe certifikuar, deri në asgjësimin e pajisjes së fundit", u shprehën dje drejtues të Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Aksioni i fundit lidhet me fushatën e gjerë të nisur pak kohë më parë nga NJMFL-ja, në të gjithë vendin, nga ku janë konstatuar shkelje të ligjit, miratuar 6 muaj më parë nga Kuvendi i Shqipërisë. Më 15 korrik të këtij viti, skadoi edhe afati 6-mujor gjatë të cilit sipas ligjit të ri për këtë lloj aktiviteti, duhej të përfundonte certifikimi i të gjitha makinerive elektronike në kazino apo në sallat e lojërave të fatit në të gjithë vendin. Aktualisht janë certifikuar vetëm 3 mijë makineri elektronike, ndërkohë që në të gjithë vendin, ka rreth 6 mijë të tilla. Pra, gjysma e makinerive elektronike ekzistuese është jashtë parametrave të kërkuar dhe me ligj, duhet të dalin nga qarkullimi.
Brenda dy javësh nga fillimi i aksionit, janë sekuestruar të paktën 300 pajisje lojërash fati, të cilat nuk përmbushnin standardet e kërkuara me ligj. Tashmë me ligj, kazinove u duhet t‘i shtojnë një tjetër element aktivitetit të tyre. Bëhet fjalë për kasat fiskale, të cilat duhet të jenë të lidhura me çdo pajisje elektronike dhe online me tatimet. Në të kundërt, subjekti do të gjobitet. Niveli i gjobave të vendosura për pjesën e parë të vitit arrin në kuotën e rreth 500 mijë dollarëve. Pak kohë më parë, qeveria miratoi disa ndryshime në ligj, duke liberalizuar tregun e "bixhozit" në vend.