E Diel, 1 Nëntor 2026

Akt i ndërgjegjes antishtetërore të Kryeministrit

Petro Koçi/ Kryetar i PSV91

Guximi i një gjykate për të shpallur të pafajshëm autorët e masakrës së 21 Janarit përbën një akt të shpalljes me vendim të gjyqësorit, se Republika ka vdekur dhe është instaluar pashallëku i Sali Berishës. Kjo është një ngjarje edhe më e rëndë sesa vetë masakra e 21 Janarit. Ky akt përbën një atentat ndaj shpresës se Shqipëria mund të bëhet. Vendimi i gjykatës për të rivrarë dëshmorët e 21 Janarit na rikujton dhe një herë se shteti ka rënë dhe rron vetëm pushteti kriminal i qeverisë Berisha. PSV91 i bën thirrje qytetarisë mbarëshqiptare të reagojë kudo dhe në mënyrë të bashkuar për të rrëzuar me ndërgjegjen antishtetërore të Kryeministrit antishtet Sali Berisha dhe për të punuar sëbashku me opozitën progresiste për rotacion të shpejtë qeverisës dhe instalim të ndërgjegjes shtetërore në qeverisjen e re të vendit. Vendi ka nevojë për demokraci dhe drejtësi institucionale.


Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›