E Diel, 1 Nëntor 2026

PDIU: Fundi i mbikëqyrjes, moment me rëndësi për kombin

Sipas PDIU-së, pavarësia e plotë e institucioneve të Kosovës për të vepruar në përputhje me parimet demokratike do të thotë mundësia e ushtrimit të sovranitetit të plotë nga autoritetet e Prishtinës si në veprimtarinë e brendshme ashtu edhe në marrëdhëniet me jashtë.

“Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet e përshëndet përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës si një dëshmi që vërteton konsolidimin e institucioneve të Kosovës dhe demokratizimin e tyre. Tashmë, përpara autoriteteve të Prishtinës lind përgjegjësia e madhe për të vijuar më tej proceset demokratizuese dhe integruese, duke nisur përsëpari nga integrimi ekonomik i shqiptarëve në Ballkan”, thuhet në reagim. /Start/

                                                                                             2012-09-11 11:05
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›