E Diel, 1 Nëntor 2026

Akti normativ për buxhetin, Beqja: Miratimi në parlament jokushtetues

Pak ore para miratimit ne Parlament te aktit normativ te qeverise per buxhetin, Partia Socialiste  reagon duke e quajtur ate jokushtetues. Deputeti Ilir Beqja tha se nje veprim i tille nuk eshte i justifikuar ligjerisht.

“Sot, Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë Aktin Normativ nr. 10 të
qeverisë për Buxhetin, të datës 23 dhjetor 2009. Ky akt përbën një
tjetër veprim jokushtetues të qeverisë së Sali Berishës. Qeveria nuk
mund të përdorë aktet normative në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë
është i mbledhur në sesion të rregullt. Dhe nuk na rezulton që në datë
23 dhjetor Shqipëria të ketë qenë në gjendje të jashtëzakonshme apo në
gjendje lufte, për të justifikuar një veprim të tillë. është po ashtu
absurde që 35 ditë pasi ka përfunduar viti 2009, deputetëve të Kuvendit u
kërkohet të miratojnë të ardhurat, shpenzimet dhe deficitin e vitit
2009. Përpjekja e Sali Berishës për të miratuar këtë akt, është një
tregues i qartë i paaftësisë së qeverisë së tij për të njohur realitetin
sepse në vendimin e qeverisë të datës 7 janar 2010 vlerësimi i pritshëm
për të ardhurat e vitit 2009 është 301 miliardë lekë. Ndërkohë që sot
deputetëve po u kërkohet të votojnë për një buxhet ku të ardhurat janë
319 miliardë lekë, pra 18 miliardë lekë më shumë sesa në vlerësimin e
një muaji më parë” tha Beqja.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›