E Diel, 1 Nëntor 2026

"Antimafia" ul në tryezë Bashën me Ina Ramën

Ligji “Antimafia” ka qene emeruesi i perbashket i takimit mes ministrit te Brendshem Lulezim Basha dhe kryeprokurores Ina Rama. Sipas burimeve zyrtare, qellimi i takimit ishte forcimi i bashkepunimit mes strukturave te Ministrise se Brendshme, Prokurorise se Pergjithshme dhe Policise se Shtetit. Ata diskutuan gjithashtu për përcaktimin e detyrave konkrete për strukturat e hetimit të policisë dhe prokurorisë për zbatimin e ligjit “Antimafia”, si një instrument shumë i rëndësishëm ligjor për të goditur krimin e organizuar dhe asetet e tij ekonomiko-financiare.

Gjithashtu, teme bisede mes paleve ka qene edhe hetimi i zbulimit te
krimeve te vjetra, si dhe projekti i ri i pergatitur per Policine
Gjyqesore, duke u konsultuar per modalitetet e tij. Gjatë takimit mes
Ministrit të Brendshëm Basha dhe Prokurores së Përgjithshme Rama u ra
dakort edhe mbi procesin e trajnimeve të përbashkëta  të prokurorëve dhe
të oficerëve të policisë gjyqësore. Në takim ishin të pranishëm edhe
Zv.ministri i Brendshëm Z. Avenir Peka, Drejtori i Përgjithshshëm i
Policisë së Shtetit Z. Hysni Burgaj dhe Zv.drejtori i Përgjithshëm për
Hetimin e Krimit të Organizuar Z. Agron Kuliçaj, Drejtori i Hetimit të
Prokurorisë së Përgjithshme Z. Sokol Stojani dhe Drejtori i Inspektimit
Z. Arben Dollapaj.

Anisa Braho

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›