E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Hapja e kutive, themel i hetimit të zgjedhjeve

Ndersa pergatitjet per takimin Berisha Rama kane nisur, socialistet perforcojne idene per hapjen e kutive te votimit te 28 qershorit, qe sic i cilesoi sekretaja per marredheiet me jashte Arta Dade jane themeli i hetimit te zgjedhjeve.

“Kur hetohet një krim, me provat nuk mund të ketë kompromis. Për
opozitën kutitë janë themeli i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
Sali Berisha nuk do të mund ta pengojë kurrë me forcë këtë hetim,
prandaj ne e ftojmë atë të reflektojë me seriozitet dhe të bëhet pjesë e
transparencës që kërkon opozita, shqiptarët dhe miqtë tanë
ndërkombëtarë e të heqë dorë nga mjetet e vjetëruara për të
keqinterpretuar rezolutën e Këshillit të Europës dhe të vonojë me
argumenta falsë zgjidhjen e krizës” tha Dade.

Socialistet jane te
vetedijshem se tryeza me negociator presidentin Bamir Topi nuk ishte e
mirepritur nga kryeministri Berisha, por vetem nje detyrim per te. “Sali Berisha më në fund u detyrua të pranojë ekzistencën e krizë
politike dhe zgjidhjen e saj në tryezën e Presidentit” tha Dade.

Opozita synon qe me hapjen e kutive te publikoje parregullsite e
zgjedhjeve te 28 qershorit dhe me llogarite e reja te votave te faktoje
vjedhjen e pushtetit.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e enjte , 04 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›