Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës. Sekuestrohen 100 kg kokainë
Forcat e krimit ekonomik në Itali kanë shkatërruar një bandë shqiptare të trafikut të drogës. Aksioni për goditjen e grupit kriminal u krye nga Guardia di Finanza në Firence në kuadër të operacionit të koduar “Podgorica” që çoi në sekuestrimin e rreth 100 kilogram kokainë dhe arrestimin e 32 personave. Në pranga kanë përfunduar drejtues dhe anëtarë të bandës që ushtronte veprimin e vet në Italinë qëndrore.
Droga mbërrinte në shtetin fqinjë nga Europa Veriore dhe Spanja e
fshehur në automjete apo pajisje për automjete. Nga shitja lëndës
narkotike organizata do të përfitonte një shumë prej rreth 18 milionë
euro. Aksioni për shkatërrimin e bandës ishte një bashkëpunim i
prokurorisë së Milanos me Drejtorinë e shërbimeve antidrogë të Guardia
di Finanzas.
< I mëparshmi