Tryeza e Topit, e majta dhe e djathta mandatojnë Ramën dhe Berishën
Koalicioni i majte ka mandatuar kryetarin socialist Edi Rama per te negociuar ne tavolinen e presidentit te Republikes me kryeministrin Berisha per zgjidhjen e ngercit politik ne vend. Fakti u be publik nga kryetari i grupimit 99 Erion Veliaj ne emisionin "Puls" te gazetares Juli Xhokaxhi. Veliaj shtoi me tej se brenda javes se ardhshme koalicioni opozitar do te mblidhet serish por tu konsoliduar edhe me tej ne funskionimin e saj ne te ardhmen.
"Koalicioni yne takohet periodikisht, merr vendime te perbashketa, disa
here del zoti Dule, disa here del Ngjela, etj., dhe perfaqeson idete e
ketij koalicioni. Keshtu qe, ajo qe ne kemi kerkuar eshte qe perfaqesimi
te jete ne nivel te larte, cdo perfaqesim ne nivel dytesor eshte i
pavlefshem. Nese do te behemi nje tryeze me 40 veta sa ishin gjithe
partite e koalicionit, me duket eficente po nuk eshte ky thelbi i
ceshtjes. Thelbi i ceshtjes eshte qe perfaqesimi duhet te jete maksimal,
dhe mua nuk me intereson fare cben Berisha ne koalicionine tij, po me
intereson qe ne koalicionin tone vendimi eshte i perbashket dhe ne
takohemi periodikisht per te caktuar vendime te perbashketa", u shpreh
Erion Veliaj, kryetar i G99.
Nderkohe qe i pyetur per te njejten ceshtje, deputeti demokrat Aldo
Bumci tha se kryeminitri Berisha do te jete ne tryezen e zotit Topi per
te negociuar brenda suazes ligjore ne vend. "Ne kemi shprehur publikisht
vullnetin per te marr pjese ne nje tryeze ne drejtimin e zotit Topi,
pra, jemi shprehur te gatshem pa asnje lloj kufizimi", tha Aldo Bumci,
deputet i PD-se.
Bumci foli edhe per nismen e pritshme te PS per te kerkuar intepretimin e
nenit 131 te Kushtetutes ne sherbim te hapjes se kutive, duke kujtuar
se ligji zgjedhor parashikon qarte se kolegji zgjedhor eshte
institucioni qe jep verdiktin perfundimtar per zgjedhjet.
"Me konsesus me Partine Socialiste, ne vitin 2001, Gjykata Kushtetuese
eshte gjykata qe merrej me shqyrtimin e ankimeve zgjedhore. Me reformen
qe iu be kodit zgjedhor, fjalen e fundit e ka kolegji zgjedhor, jo me
Gjykata Kushtetuese. Nese PS mendon qe ka hapesira ligjore le ti
drejtohet Gjykates Kushtetuese. Pra, me bazen ligjore qe ne kemi sot
Kodi Elektoral me konsesusin PD-PS, ka percaktuar Kolegjin Zgjedhor si
fjalen e fundit per zgjedhjet", vijoi Bumci.
Bledian Koka
< I mëparshmi