E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton moratoriumin e skafeve

Edhe 3 vite te tjera mjetet motorike nuk do te lejohen te lundrojne ne detin shqiptar. Kuvendi miratoi nje sere projektligjesh, mes tyre  edhe ate per moratoriumin e mjeteve motorike ujore, i ashtuquajturi moratoriumi i skafeve. Te vetmet mjete qe perjashtohen nga moratoriumi 3 vjecar i skafeve jane motoret e ujit.Nisur edhe nga shqetesimet e pushuesve gjate sezonit turistik veror,
ministri i Puneve te Brendshme Lulzim Basha sqaroi se ato do t’i
nenshtrohen nje tjeter kuadri rregullues per levizjen e tyre.

Po ashtu,
Kuvendi miratoi edhe disa shtesa ne ligjin per legalizimet. Sipas
ndryshimeve te miratuara, ne disa raste nje pjese e pageses per
ndertimet pa leje mund te behet edhe me letra me vlere, ne masen nga 50%
deri ne 70%, ne funksion te siperfaqes dhe nese ndertimi eshte jashte
por brenda vijes se verdhe.

Kuvendi miratoi edhe kontraten e lidhur ndermjet Ministrise se Mbrojtjes
dhe shoqerise “EUROCOPTER” per furnizimin me 5 helikoptere te mesem
shumerolesh.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e premte , 05 shkurt 2010 )

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›