E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim pranë një kishe në Irak

Policia në Irak ka bërë të ditur se një makinë bombë ka shpërthyer në afërsi të një kishe në qytetin e Kirkukut në Irakun verior, ku janë plagosur të paktën 14 persona.

Në mesin e të plagosurve thuhet të jetë edhe prifti i kishës. Shpërthimi ka dëmtuar rëndë kishën, ndërsa edhe dhjetra shtëpi në zonën përrreth kishës janë dëmtuar.

Të krishterët irakianë kanë qenë shpeshherë në shënjestër të sulmeve gjë që ka bërë që mijëra të krishterë të largohen nga vendi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›