E Diel, 1 Nëntor 2026

Aktiviteti i nxënësve vendoset nën vëzhgimin e kamerës

18/12/2009  Shkolla 9-vjeçare “Shyqyri Peza”
Bordi i shkollës, i përbërë në masë nga prindërit propozon idenë e blerjes së pajisjes
Shpeshherë mësuesit ankohen se e kanë tepër të vështirë vendosjen e rregullit dhe qetësisë në shkolla. Kjo për shkak të sjelljes së zhurmshme e problematike që mund të shkaktojnë nxënësit dhe vizitorët e jashtëm, që shfaqin kureshtjen (çka bëhet e bezdisshme për procesin mësimor) për të soditur se ç’ndodh në mjediset e brendshme të këtyre institucioneve. Më shqetësues ky fenomen rezulton të jetë në shkollat e mesme, ku kontrolli mbi nxënësit bëhet pak më i vështirë, duke qenë se dhe mosha e nxënësve imponon në njëfarë mase sjellje paksa rebele. Megjithatë, vetë mësuesit pohojnë se vendosja e rregullit dhe kontrollit mund të arrihen më së miri në klasa, por me të dalë nga godina e shkollës gjithçka bëhet më e vështirë. Nuk janë të pakta rastet kur na është dashur të shohim nxënësit që hidhen nga muret rrethuese të shkollës për të lënë orët e mësimit, pasi porta kryesore e shkollës qëndron e kyçur ose nën vëzhgimin e rojës. Ndërkohë shqetësuese bëhen edhe ngacmimet e jashtme, të cilat ndikojnë në prishjen e procesit mësimor. Por ky problem duket se nuk ka shumë ndikim te nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Shyqyri Peza”, që ndodhet pranë zonës së Kombinatit në kryeqytet.
Kontrolli
Sapo futesh në mjediset e brendshme të kësaj shkolle, kur ora e mësimit ende nuk ka mbaruar, të bën përshtypje qetësia dhe rregulli, që lejon zhvillimin e qetë të orës mësimore. Ndoshta është ndër të vetmet shkolla publike që për të siguruar këtë vijueshmëri normale të procesit mësimor ka angazhuar vendosjen e kamerave për survejimin jo vetëm të ambienteve brenda, por edhe përreth shkollës. Drejtoresha e kësaj shkolle, Shigjeta Tafani, na tregon se në çdo fillim viti nxënësit kontribuojnë për shkollën e tyre një sasi të caktuar financiare (5 mijë lekë), të cilat për shumë shkolla nuk dihet se ku përfundojnë. Ndërsa për shkollën “Shyqyri Peza”, falë edhe angazhimit e kontributit të bordit drejtues të shkollës, në përbërje të të cilit janë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, është propozuar ideja e blerjes së kamerës për vëzhgimin e ambienteve të shkollës. Ky propozim jo vetëm që ka gjetur zbatim, por ka dhënë dhe rezultatet e para pozitive në zhvillimin e procesit mësimor pa ngacmues të jashtëm gjatë gjithë ditës. Instalimi i kësaj pajisje, që ka kushtuar rreth 900 mijë lekë të vjetra, ka siguruar kontrollin jo vetëm të korridoreve të shkollës, por edhe të pjesëve të jashtme që konsiderohen edhe më shqetësueset. Drejtoresha Tafani shpjegon se, sapo vihet re ndonjë tentativë e largimit të nxënësve nga mësimi apo futja e nxënësve të shkollave të tjera (që për vite me radhë kanë qenë problem), informohen menjëherë personat përgjegjës për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë gjithçka u komunikohet edhe nxënësve që janë në mësim nëpërmjet mikrofonit. “Falë kësaj pajisjeje kemi arritur të shmangim situata problematike, veçanërisht tani që pjesë e shkollës janë bërë edhe nxënësit pak më të rritur, siç janë nxënësit e klasave të nënta“.
Aktiviteti
Në këtë shkollë mësojnë 1268 nxënës të shpërndarë në 37 klasa të ndryshme, duke filluar nga klasa parapërgatitore (kopshti) e deri te klasat e nënta. Procesi mësimor kontrollohet nga 49 mësues të lëndëve të ndryshme, që përkushtohen plotësisht në përçimin e dijeve dhe njohurive specifike që ky brez duhet të akumulojë. Përkrah aktivitetit mësimor zhvillohen edhe organizime të shumta javore, që synojnë zgjerimin e njohurive jashtë kurrikulës mësimore, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të aftësive dhe talentit të nxënësve. Këndi i shkollës numëron shumë nxënës të vlerësuar me çmime për talentin e tyre, që është zbuluar gjatë aktiviteteve artistike, por dhe të konkurseve të zhvilluara mbi njohuritë e arritura.
Drejtoresha Tafani shpjegon se, sapo vihet re ndonjë tentativë e largimit të nxënësve nga mësimi apo futja e nxënësve të shkollave të tjera (që për vite me radhë kanë qenë problem), informohen menjëherë personat përgjegjës për zgjidhjen e këtij problemi. Ndërkohë gjithçka u komunikohet edhe nxënësve që janë në mësim nëpërmjet mikrofonit. “Falë kësaj pajisjeje kemi arritur të shmangim situata problematike, veçanërisht tani që pjesë e shkollës janë bërë edhe nxënësit pak më të rritur, siç janë nxënësit e klasave të nënta“.
Ndoshta është ndër të vetmet shkolla publike që për të siguruar këtë vijueshmëri normale të procesit mësimor ka angazhuar vendosjen e kamerave për survejimin jo vetëm të ambienteve brenda, por edhe përreth shkollës. “Në në çdo fillim viti nxënësit kontribuojnë për shkollën e tyre një sasi të caktuar financiare (5 mijë lekë), të cilat për shumë shkolla nuk dihet se ku përfundojnë. Ndërsa për shkollën “Shyqyri Peza”, falë edhe angazhimit e kontributit të bordit drejtues të shkollës, në përbërje të të cilit janë nxënësit, mësuesit dhe prindërit, është propozuar ideja e blerjes së kamerës me këto fonde për vëzhgimin e ambienteve të shkollës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›