Aktiviteti ndihmon ne integrimin e femijeve
TIRANE - Me femijet e Fshatit SOS, gjate muajit qe sapo u mbyll, eshte zhvilluar nje kamp vullnetar i organizuar nga organizata vullnetare Projekte Vullnetare Nderkombetare (PVN). Gjate kampit femijet e fshatit SOS punuan me 11 vullnetare te huaj dhe 3 shqiptare per te mesuar aktrim, kercime, kenge, lojera e punime arti me materiale te riciklueshme. Grupi i vullnetareve ishte shume i motivuar dhe kane bere nje pune te madhe me shume dashuri e energji pozitive duke i dhene shume gjalleri e jete Fshatit te Femijeve gjate kesaj kohe. Ata vinin nga vende te ndryshme te botes, Italia, Republika Ceke, Franca, Spanja, Sllovenia, Holanda, Polonia, Gjermania, Franca, Zvicra e sollen eksperienca te ndryshme te punes me femijet. Shume prej tyre vinin per here te pare ne Shqiperi dhe u larguan me pershtypje shume pozitive, plotesisht ndryshe nga opinionet me te cilat kishin ardhur. Gjate kampit ata shkembyen eksperiencat e vendeve te tyre ne lidhje me mbrojtjen e Te Drejtave te Femijeve, integrimin e femijeve jetime dhe atyre nga kategori te veshtira sociale, si dhe hodhen ide konkrete mbi permiresimin e jetes se femijeve te Fshatit SOS. Tania Gonzalez, nje vullnetare nga Spanja detajoi per agjencine e lajmeve NOA, se gjate dy javeve, 14 vullnetare nga e gjithe Evropa, vune te gjitha energjite per te punuar me femijet e fshatit SOS. "Gjate qendrimit tone ne performuam aktivitete te ndryshme si piktura, kercimi, teatri, kolazhet, recitimi,.etj, te gjitha keto per t'u dhuruar femijeve kujdes, respekt dhe motivim", theksoi Gonzalez. Ajo shtoi se "ne kete menyre ne u njohem me te rinj nga vende te tjera, dhe Bota na u duk me e afert nepermjet nje eksperience te vecante". Gonazlez vuri ne dukje edhe se shkembimi kulturor gjate ketyre diteve ishte nje eksperience pasuruese dhe prekese ne nivelin personal.