E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Aktivizimi i elementëve kriminalë do ndëshkohet nga dora e rëndë e ligjit”

Ministri i Brendshëm Lulzim Basha u përgjigjet thirrjeve të opozitës për radikalizim të protestave
   
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha ka paralajmëruar protestuesit e opozitës që të heqin dorë nga thirrjet radikale dhe nxitjen e vandalizmave. Ministri Basha apeloi për shkurajimin e aktivizimit të elementëve kriminalë, pasi në të kundërt mbi ta do të veprojë dora e ligjit. Basha tha se dhuna dhe thirrjet për dhunë do të ndeshin në qëndresën e ligjit dhe për këtë Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë akt kriminal. “Dhuna dhe thirrjet për dhunë do të marrin përgjigjen e merituar ligjore. Aktivizimi i kontingjentit kriminal nuk do të tolerohet. Ndaj bëj thirrje që të shkurajohet dhe të hiqet dorë nga aktivizimi i këtij elementi kriminal përndryshe pa asnjë pikë hezitimi mbi ta do të vijë dora e rëndë e ligjit”, u shpreh Basha.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha shtoi më tej se Policia e Shtetit ka garantuar dhe do të vazhdojë të garantojë në mënyrën më të plotë të drejtat kushtetuese të çdo qytetari dhe të çdo force politike për protesta paqësore.
 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›